Prokuroria jep detajet e para për vrasjen e rojës së pyllit në Liqenin e Badovcit

Mbrëmë një rojë pylli N.RR.  dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në afërsi të Badovcit.

Rasti sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka ndodhur në rrugën Graçanicë – Gjilan.

“Mund t’ju konfirmoj se më 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit eshte konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, ka thënë Hoxha.

Derisa Laureta Ulaj, Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave, nga Prokuria Themelore në Prishtinës,  ka dhënë edhe detaje në lidhje me rastin, i cili është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Viktima ishte roje pylli, ndërsa Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Nazmi Rrustemin, i cili ishte afër 60 vjeç, derisa varrimi i tij do të bëhet nesër në fshatin Keqekollë.

“Në trupin e të ndjerit janë gjetur plagë, të cilat dyshohen të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi do të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë””, ka thënë Ulaj për Indeksonline.

Ajo tutje ka shtuar se aktualisht, nuk ka të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Kujtojmë që Policia e Kosovës, për Indeksonline ka bërë të ditur edhe numrin e personave zyrtar që janë sulmuar deri në fund të muajit të kaluar.

Sipas policisë, 96 sulme janë kryer ndaj personave zyrtarë, ndërsa 36 janë sulmuar derisa ata po kryenin detyrat e tyre.

Që në total, deri në fund të muajit nëntor, numri i personave zyrtarë të sulmuar është 132. / Indeksonline