Prokuroria ndalon dy komisionerë në Mitrovicën e Veriut

Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”.

Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ-së.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Ndalohen dy persona zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale