Prokuroria: Ramiz Kelmendi është nën hetime

Prokuroria Themelorë në Prishtinë në një përgjigje me shkrim e ka konfirmuar për “Front Online” se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, është duke u hetuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë, raporton “Front Online”.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për rastin në fjalë, mund t’ju konfirmoj se kanë nisur hetimet ndaj personit me inicialet R.K., në drejtim të veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Në pyetjen se a është intervistuar Kelmendit lidhur me këtë rast Prokuroria nuk ka dhënë detaje për shkak se procesi i hetimeve mund të dëmtohet.

“Aktualisht, ky rast ndodhet në fazën e hetimeve, andaj çdo informatë shtesë mund të dëmtoj procesin hetimor”.

“Front Online” ka dërguar pyetje lidhur me rastin edhe të ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramzi Kelmendi por deri në publikim e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje.