Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve shtetërorë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër katër personave me inicialet  F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre të parët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, derisa E.T i ka ndihmuar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.

Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.