Protesta e opozitës, arrestohen 50 persona

Pas protestës së opozitës policia ka kryer shoqërime gjatë natës. 50 persona janë arrestuar bazuar në hetimet e pamjet filmike të protestës si tek Kryeministria ashtu edhe tek Kuvendi.

Numri i të shoqëruarve është i lartë e burimet bëjnë të ditur se 40 persona po hetohen në gjendje të lirë. Sidoqoftë nga Policia e Shtetit nuk ka një deklaratë zyrtare për shoqërimet e arrestimet.

Ndërkohë para Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur përforcime për shkak të protestës së opozitës e paralajmëruar në orën 11:00./ABC News Albania 24/7