Protesta masive në Pragë

Në Kryeqytetin e Çekisë, Pragë, sot është mbajtur një ndër protestat më masive të dekadave të fundit.

Mbi 250 mijë njerëz janë tubuar për të protestuar kundër Kryeministrit çek, Andrej Babis.

Protesta po mbahet pas pretendimeve për përfshirje të Babis në afera korruptive lidhur me fondet e BE-së për subvencioneve.