Protesta të mëdha në Izrael

Izraeli është duke u përballur me protesta të mëdha të komunitetit etiopian në këtë shtet, të cilat në shumë raste janë shndërruar edhe në protesta të dhunshme.

Protestat e komunitetit etiopian në Izrael po ndodhin pas vrasjes së një të riu 19 vjeçar etiopian nga një oficer i policisë derisa ishte jashtë detyrës zyrtare në qytetin Haifa të Izraelit të dielën.

Raportohet se nga protestat në gjithë shtetin izraelit, janë lënduar mbi 100 persona, prej të cilëve mbi 40 janë policë.