PSD-ja kërkon që Rakiç të tërheqë deklaratat ose të shkarkohet

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ku zv-kryeministri nga Lista Serbe ka shapllur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka thënë se është përcaktuar me rregullat e Beogradit.

Partia Socialdemokrate ka kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës në lidhje me shpalljen e orës policore nga zv-kryeministri i Kosovës, Goran Rakiç

PSD kërkon që Rakiç të tërheqë deklaratat e tij ose të shkarkohet

Poashtu, Partia Socialdemokrate ka thënë se as partitë parlamentare opozitare, VV dhe LDK nuk kanë reaguar në lidhje me vendimin e Rakiçit për komuant veriore më urdhërat e Beogradit sipas deklaratave të tij.

Reagimi i plotë:

Vendimi që në veri të vendit, në Komunat me shumicë serbe, do të respektohen masat e Serbisë kundër pandemisë, është lajm shumë shqetësues por fatkeqësisht nuk është lajm i ri. Për më keq, ky lajm na erdhi nga pjesëtarë të qeverisë së Kosovës.
Ende nuk pamë asnjë reagim institucional ndaj zv. kryeministrit Goran Rakiç i cili haptazi sfidon autoritetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës, ku vet bën pjesë. zv. Kryeministri Rakiç. Ky rast duhet të trajtohet me urgjencë dhe Rakiç duhet të japë llogari për deklaratat e tij. T’i tërheqë ato ose të shkarkohet. Nuk pamë reagime as nga subjektet që sot janë në opozitë parlamentare. Partitë janë bashkuar në heshtje kundër një organizimi paralel që po ndodhë brenda territorit të Kosovës.
Mitrovica dhe komunat e tjera në veri të saj, shpesh janë përdorur si armë në betejën elektorale të përditshme mes partive. Por, të gjitha këto parti, për aq sa kishin pushtet, u sollën njëjtë karshi këtij problemi. Nuk bënë asgjë nga ato që premtuan e as nga ato që duhet bërë. Shumë banorë të kësaj zone janë peng i moszgjidhjes së këtij problemi. Shtetësisa jonë nga brenda e sidomos nga jashtë do të vazhdojë të kontestohet përderisa nuk e kemi një zgjidhje përfundimtare për këtë pjesë.
Narracioni popullist karshi këtij problemi është po aq i rrezikshëm sa sjellja injoruese ndaj situatës në këtë pjesë. Nuk duhet të vazhdojmë të sillemi sikurse ky problem është i përkohshëm dhe shfaqet sporadisht. Dështimi i shtrirjes së autoritetit shtetëror në atë pjesë të territorit nuk është i karakterit menaxherial. Ai është problem politik, dhe deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, zgjidhet vetëm politikisht. /indajderi/

Tags: ,