Pse po heshtë Thaçi?

Skena politike në Kosovë gjatë ditëve të fundit është goditur si asnjëherë më parë nga dyshimet për përfshirje të politikanëve të nivelit të lartë në raste të krimeve të rënda.

Akuzat e drejtpërdrejta të deputetit Milaim Zeka për raste të shumta të përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë në afera korruptive, rastet e fundit të fajdeve, publikimi i përgjimeve të grupeve të dyshuara se janë marrë me krime të rënda në të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë përmendet emri i Kryetarit të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, duket se nuk i kanë lënë fare përshtypje Presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Presidentit Thaçi ndaj këtyre zhvillimeve, ndërkohë që subjektet politike opozitare dhe analistë të shumtë janë duke kërkuar veprime konkrete të politikanëve dhe reagime konkrete të organeve të rendit ndaj këtyre rasteve.