Pse sipas OKB-së, SHBA-ja shkeli ligjin ligjin ndërkombëtar ?

Hetuesia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara që kishte në shënjestër gjeneralin e lartë iranian ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se sulmi hakmarrës i Iranit nuk ishte i justifikuar, shkruan Business Insider

“Nuk ka asnjë provë që dëshmon se Gjeneral Soleimani po planifikonte një sulm kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Irak, për të cilin veprimi i menjëhershëm ishte i nevojshëm dhe i justifikuar,” tha Agnes Callamard, në raportin e saj para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi u realizua ndërsa gjeneral Soleiman po largohej nga aeroporti i Bagdadit. Në këtë sulm u vranë edhe një zyrtar i lartë ushtarak irakian dhe katër anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut.

Shtetet e Bashkuara thanë në një raport para Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cilësuan sulmin vetëmbrojtje “ ndaj një seri sulmesh të armatosura muajt e fundit (në muajt para sulmit)” nga Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha disa ditë pas sulmit se gjeneral Soleimani kishte planifikuar një “sulm të madh, në shkallë të gjerë kundër interesave amerikane, dhe sulmet ishin të afërta.”

Zonja Callamard deklaroi se sulmi përbën shkelje të sovranitetit të vendit. Ajo gjithashtu do të paraqesë provat e saj përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të enjten. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga ky këshill në vitin 2018.

Irani iu përgjigj vrasjes së gjeneral Soleimanit me sulme me raketa ndaj dy bazave irakiane në të cilat kishte ushtarë amerikanë. Në këtë sulm u plagosën më shumë se 100 ushtarë amerikanë.

Ashtu si me sulmin e Shteteve të Bashkuara, zonja Callamard citoi edhe dokumentet e paraqitura nga Irani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në të cilat Teherani pretendonte se kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Zonja Callamard shprehu shqetësime më të gjëra në lidhje me përdorimin e dronëve nga dhjetëra vende dhe se “pjesa më e madhe e vrasjeve me dron i nënshtrohen një kontrolli të vogël publik në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.”

Ajo tha se “gabimet janë të pashmangshme” në identifikimin dhe goditjen me saktësi të objektivave, dhe se edhe kur raketat godasin objektivin e tyre, “provat tregojnë se shumë më shumë njerëz vdesin”. Callamard shkruan në raportin e saj se këto vrasje mund të përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Ajo i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare që të jenë transparente,të kenë mbikëqyrje të fortë dhe përgjegjshmëri, të përdorin masat e kontrollit të armëve për të kontrolluar përhapjen e droneve (ushtarakë) në të gjithë botën, dhe të hetojnë pretendimet për vrasje të paligjshme në sulmet me dron.

Callamard gjithashtu sugjeroi që Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të përgatisë një raport vjetor që gjurmon sulmet me avionë dhe viktimat, raport i cili mund të shërbejë si diskutim për anëtarët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Në fund të qershorit, Irani lëshoi ​​një urdhër arresti për Donald Trump për vrasjen e Soleimani, dhe i kërkoi Interpolit të ndihmojë në arrestimin e tij. Gjithashtu këtë muaj, Irani tha se kishte zbuluar se një agjent të CIA i ndihmoi në atentatin amerikan./indeks/