Publikohen emrat e fëmijëve të pranuar në çerdhet publike në Prishtinë

Procesi i regjistrimit të fëmijëve në çerdhet publike të Komunës së Prishtinës për vitin 2020/2021 ka përfunduar.

Komuna e Prishtinë gjatë ditës së sotme ka pubikuar listën e fëmijëve të cilët janë pranuar në çerdhet publike.

Komuna e Prishtinës me përfundimin e këtij procesi ka uruar fëmijët që të kalojnë shumë momente të bukura bashkë.

 

KËTU mund të jeni të bashkangjitur listën e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë punën e çerdheve publike dhe private, një muaj pasi që ato u hapën pas situatës me COVID-19.

 

Megjithatë, në vendim është theksuar se njëri prind duhet të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare.

“Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare)”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

 

Çerdhet publike dhe private ishin hapur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte, Arben Vitia, më saktësisht me 1 qershor. Hapja e tyre ishte bërë duke u bazuar në një udhëzim të UNICEF-it.

Mbyllja e të gjitha institucioneve shkollore ishte bërë pak para se të regjistroheshin rastet e para me COVID-19 në vend.