Publikohen rezultatet përfundimtare për kryetar të Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave të cilat janë mbajtur me 17 tetpr, raporton LAJME365.

Kandidati i Levizje Vetëvendosje, Mytaher Haskuka renditet i pari me 24.378 vota apo 40.41% dhe në balotazh do të përballet me kandidatin nga PDK-ja, Shaqir Totaj i cili ka marrë 18.919 vota apo 31.36%.

Kandidati nga LDK, Anton Quni ka marrë 9.043 vota apo 14.99%, Zafir Berisha nga NISMA me 3.452 vota apo 5.72%, Lulzim Kabashi nga AAK, me 2.182 vota apo 3,62%.

Cemailj Smajli nga NDS ka marrë 1.736 vota apo 2.88%, Afrim Tejeci nga AKR me 459 vota apo 0.76%, dhe kandidati i pavarur, Milazim Lushaj ka marr 153 vota apo 0.25%./lajme365.com