Publikohet albumi i parë i muzikës klasike kitaristike në Kosovë

Kitaristët kosovarë Elvis dhe Gjulian Bytyqi i kanë dhënë dhënë kontribut të jazhtëzakonshëm muzikës klasike të vendit. Dy vëllezërit kitaristë nga Prizreni kanë albumin e parë të muzikës klasike kitaristike në Kosovë me titull “Dedicación” (Dedikim).

“Albumi është fryt i punës, studimeve dhe sakrificave tona shumë vjeçare.
Albumi i dedikohet babait tonë, Nijazi Bytyqit (1946-2018), i cili ishte personi që na njohtoi me botën e muzikës, si dhe të gjithë atyre që, në mënyra të ndryshme kanë ndikuar në zhvillimin dhe përparimin tonë muzikor, artistik dhe shpirtëror!” janë shprehur Elvis dhe Gjulian Bytyqi.

Ata gjithashtu kanë njoftuase se albumi i tyre “Dedicación” së shpejti do të jetë në shitje në vende të caktuara përreth Kosovës, si dhe do të jetë e disponueshme në formë dixhitale në të gjitha platformat, si: Spotify, Deezer, ITunes, Youtube music, Amazon mp3, etj.