Publikohet lista e Kosovës që udhëton drejt Botërorit të parë

Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës në hendboll të hënën ka publikuar listën e Kombëtares U21, që gjatë muajit korrik do të paraqitet në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë. Janë ftuar 18 hendbollistë, ndërsa shumica janë të klubeve kosovare. Bëhet fjalë për lojtarë të një gjenerate të suksesshme, që ka fituar garën IHF Trophy për Evropë e më pas edhe fazën interkontinentale, për të siguruar kështu paraqitjen historike në kampionatin botëror që prej 16 deri më 28 korrik mbahet në Spanjë.

Përgatitjet për kampionat botëror fillojnë të martën (nesër), kurse fillimisht ato zhvillohen në Banjë të Pejës. Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 14:00 në hotelin Onix në Banjë.

Shtabi teknik përbëhet nga selektori Taip Ramadani, trajneri Fatmir Muhaxheri, ndihmësi Benon Brahushi dhe Enver Tahiraj e Leonard Bushati.  Shtabi teknik tashmë ka përpiluar planin e përgatitjeve, që lojtarët të jenë në formën më të mirë të mundshme për 16 korrik kur Kombëtarja e luan ndeshjen e parë në Botëror, ndaj Kroacisë në Pontevedra. Kosova është në grupin C, ndërsa luan ndeshje edhe me Hungarinë, Portugalinë, Brazilin e Bahrejnin. Pas ndeshjeve në grup, janë edhe ndeshjete fazës së dytë. /Teksti: FHK

HENDBOLLISTËT

Art Luzha Vëllaznimi
Labinot Gubetini Vushtrria
Besian Abazi Prishtina
Arben Dugolli Kastrioti
Blendi Dalladaku HBC Nantes (FRA)
Drenit Tahirukaj BESA Famgas
Lulzim Shabani Kastrioti
Rinor Avdulli GC Amicitia Zurch (SUI)
Adrian Halili HSG Ostsee N/G (GER)
Festim Mustafa Kastrioti
Flakrim Beqiraj Prishtina
Jon Muqolli BESA Famgas
Albin Xhafolli VfL Gummbersbach m(GER)
Atdhe Basholli Prishtina
Agon Bajqinovci Prishtina
Çlirim Rama Vëllaznimi
Besnik Bytyqi Kastrioti
Gentian Mani Llapi

Shtabi Teknik

Taip Ramadani
Fatmir Muhaxheri
Benon Brahushi
Enver Tahiraj
Leonard Bushati