Publikohet lista e uzurpatorëve të pronës publike në Gjilan (Dokument)

Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë një veprim që lirisht mund të konsiderohet i guximshëm për rrethanat e funksionimit të komunave në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Gjilanit ka publikuar listën me uzurpatorët pronës publike në territorin e kësaj komune.

Në këtë link mund të gjeni listën e uzurpatorëve të pronës publike në Komunën e Gjilanit.

https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2019/06/Regjistri-i-uzurpatoreve.doc

Në listën e publikuar figurojnë gjithsej 114 uzurpatorë të pronave të ndyshme në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.

Publikimi i listës së uzurpatorëve është hapi i parë i Komunës drejt lirimit të pronave përkatëse nga uzurpimi dhe vënia e atyre pronave në funksion të zhvillimit ekonomik në Komunën e Gjilanit dhe rritjes së mirëqenies ekonomike të qytetarëve të kësaj komune.