Publikohet rendi i ditës për seancën e Kuvendit të së hënës

Të hënën duke nisur nga ora 10:00 do të nisë të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – legjislatura e tetë.

Drejtoria për media e këtij institucioni ka publikuar rendin e ditës për këtë seancë që ka tre pika.

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.