Punëtori e pret shputën në Malishevë, dërgohet në QKUK

Një person duke punuar e ka prerë shputën e këmbës.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Berishë të Malishevës.

I lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Më pas ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, njofton raporti 24 orësh i policisë.