Punime në rrugë në dalje të Gjakovës

Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës ka publikuar njoftimin se gjatë ditës së sotme kanë filluar punët për zgjerimin e rrugës në dalje të qytetit të Gjakovës në drejtim të Prizrenit.

Në kuadër të punimeve filluar demolimi i urës në rrugën Gaspër Karaqi apo siç është e njohur ndryshe si ura tek rrethrrotullimi në dalje për Prizren.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për tollovinë që është gjithandej në qytet dhe se finalizimi i këtyre punimeve ka rezultate afatgjata.

Punimet në këtë urë pritet të përfundojnë brenda 30 ditësh pune. Deri në përfundimin e punimeve, qytetarët janë udhëzuar që të shfrytëzojnë rrugët alternative.