Putin ndryshon emërtimet e aeroporteve ruse!

Presidenti Rus Vladimir Putin ka marrë një vendim të pazakonshëm ditëve të fundit, raportojnë mediat ruse.

Njoftohet se Putin ka marrë vendim që të ndryshojë emërtimet e gjithsej 44 aeroporteve anembanë Rusisë. Sipas këtij vendimi, emërtimet e reja të aeroporteve kryesisht janë frymëzuar nga personalitete të njohura të shtetit rus.

Kështu, Aeroporti i Moskës ka marrë emrin Aleksandr Pushkin dhe Aeroporti në qytetin Vnukovo ka marrë emrin Andrey Tupolev.