PZAP-ja mblidhet të hënën për të marrë vendim për votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pritet të mblidhet të hënën për të marrë vendim për numërimin e votave të diasporës, raporton ktv.

Derisa sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ato të diasporës pritet të fillojnë pas vendimit të PZAP.

Janë rreth 4,600 pako me fletëvotime nga mërgata, të cilat erdhën me vonesë me postë në Kosovë, ndonëse kishin kaluar në proces të rregullt të votimit përmes postës.