PZAP-ja nuk lëviz nga vendimi i mëhershëm për votat e diasporës? Fjalën e fundit e jap Supremja

Gjatë ditës së sotme pritet që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të dal me një vendim në lidhje me përgjigjen e Gjykatës Supreme për numërimin e votave të ardhura nga Diaspora që janë në pyetje 4 mijë e 639 vota, e që kërkesa erdhi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), shkruan GazetaBlic.

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku, tha për GazetënBlic, se sot PZAP-ja do të vendos nëse do të numërohen apo jo votat e diasporës.

“Po gjatë ditës së sotme do PZAP-ja do të vendos për votat e diasporës nëse do të numërohen”, tha Desku.

Ai shtoi se nëse prapë PZAP-ja mund ta ketë një vendim të njëjtë siç ishte ai paraprak, pra të mos lejohet numërimi i këtyre votave, subjekti politik i cili ka parashtruar kërkesë për numërim të votave, mund të bëj prapë kërkesë në Gjykatën Supreme dhe çfarëdo vendimi të jap Supremja ashtu do të jetë veprimi final që do ndërmerret.

“Në bazë të këtij vendimi çfarëdo epilogu të dal nga PZAP-ja mund të ankohet pala tek Gjykata Supreme brenda 24-orëve, gjykata supreme është niveli përfundimtar dhe ajo mund ta vendosë vetë rastin”, tha Desku.

“Ka të drejtë vetë të vendosë, Gjykata Supreme e vendos në mënyrë përfundimtare vetë rastin”, shtoi ai. / GazetënBlic.