PZAP më njoftim për votuesit jashtë Kosovës pasi facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtes ka bërë një njoftim për  votuesit jashtë Kosovës pasi në facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

”Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës./Përcjellë Lajme365