Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, sot dorëzoi Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj zyrtarëve të Komunës së Suharekës, anëtarë të organit mbikëqyrës të kontratës “Trajtimi i hapësirave me interes publik”, njofton Radio Vala.
Zyrtarët kompetent për mbikëqyrje të këtij projekti, Isuf Hajdari dhe Tetlinda Kuçi konsiderohet se nuk e kanë kryer punën e tyre më përgjegjësi.
Realizimi i projektit nuk përfundoi sipas kontratës së nënshkruar nga Komuna e Suharekës më Operatorin Ekonomik MPSH “OSMANI” dhe NTP “LAS PALLMAS”.
Për mosrealizimin e kësaj kontrate siç ishte kontraktuar, reagum me datë 27.04.2019 ( https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1001825933345163&id=198407393687025 ), por nuk u morr asnjë masë nga organet kompetente të komunës.
Prokurorisë themelore i ofruam dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave do të vërtetohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga zyrtarët komunal të cekur më lartë.
Nga organet e drejtësisë kërkojmë të marrin masat e duhura ndëshkimore.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë nuk do të heshtë ndaj keqpërdorimeve të tilla të parasë publike, thuhet në njoftimin dërguar mediave nga Qendra e LVV-së në Suharekë.


