Qendrat e masazheve në Prishtinë ekspozojnë femrat në faqet e tyre kontaktuese

Në Prishtinë vazhdojnë të reklamojnë lirshëm lokalet e qendrave të masazheve përkundër se në reklamat e tyre më shumë i ngjasojnë lokaleve të prostitucionit.

Duke i paguar rrjetet sociale shumë qendra të masazhit kanë zgjedhur të reklamojnë punën e tyre, ani pse në bazë të fotografive nuk është aspak e qartë për punën që e bëjnë.

Përderisa, pretendimet e tyre janë për të promovuar masazhin, në fotografitë që i publikojnë shihen se pak kanë të bëjnë me masazh.

Këto lokale më shumë i përngjajnë lokaleve të prostitucionit.