Qentë sulmojnë Policinë e Kosovës

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një numër jo i vogël i qenëve endacak në orët e hershme të mengjesit “sulmojnë” veturën e Policisë në qytetin e Gjilanit.

Përndryshe viteve të fundit qentë endacak janë duke paraqitur probleme të vazhdueshme për institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës të cilët nuk janë në gjendje që të gjejnë një zgjidhje adekuate për këtë problematike.

Gjithashtu janë raportuar shumë raste të sulmit të qenëve endacak ndaj kalimtarëve të rastit me ç’rast janë shënuar edhe viktima.