Qetësohet situata pas vërshimeve në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se gjendja është stabilizuar në këtë komunë pas rreshjeve të mëdha të shiut.

Latifi, përmes një postimi në profilin e tij, ka njoftuar se zonat më kritike të prekura nga vërshimet kanë qenë qyteti i Rahovecit si dhe fshatrat Brestoc, Fortesë, Pataqan dhe Sopniq.

Në ndihmë të komunës kanë dalë edhe ndërmarrjet rajonale të mbeturinave dhe të ujësjellësit, sukurse edhe njësitë e zjarrfikësve, policisë, kompani private dhe qytetarë vullnetar.

Dëmet në toka bujqësore si pasojë e vërrshimeve konsiderohen të mëdha.