Qeveri Hoti emëron edhe 13 zëvendësministra, Këta janë emrat

Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar edhe 13 vendime për të emëruar zëvendësministra, shumica prej tyre nga partia e Haradinajt.

Gazeta ka mësuar edhe emrat e të emëruarve në pozitat e dyta nëpër ministri, e ku nuk mungojnë as ish-deputetë e persona që kanë mbajtur edhe më herët këtë pozitë.

Një nga zëvendësministrat është Rexhep Kadriu, i cili në Qeverinë e Haradinajt ishte zëvendës i Pal Lekajt. Tani ai do të ketë këtë pozitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

AAK-ja ka deleguar edhe ish-deputetë si Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj, të cilët nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme në këtë legjislaturë.

Këta janë 13 emrat e zëvendësministrave të ri:

Rexhep Kadriu,

Burbuqe Bakia Deva,

Muharrem Nitaj,

Arber Grabovci,

Halil Matoshi,

Bajram Kastrati,

Bahrim Shala,

Qerim Bajrami,

Nehat Ramadani,

Gani Dreshaj,

Driton Bardheci,

Magbule Shkodra,

Agron Bacaj,