Qeveria e Kosovës ekzekuton pagesat e Pakos Emergjente për këto kategori

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave sot ka realizuar pagesat për masën 15 të pakos emergjente kundër koronavirusit, në shumë prej 1 milion e 991 mijë e 210 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Lajmin për ekzekutimin e pagesave e ka bërë Ministrja e Finacave, Hykmete Bajrami përmes rrjetit social Facebook, përcjell Lajme365.

”Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se Përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

Bajrami ka apeluar qytetarët të kenë kujdes  të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore./lajme365.com

NjoftimKam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Monday, June 29, 2020