Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarë të rinj në këto borde

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për shkarkim të bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike të Kosovës, përkatësisht në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në Ibër-Lepenc, në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) dhe “Hidroregjioni Jugor”.

Në një komunikatë dërguar mediave, qeveria ka bërë të ditur se ka zëvendësuar të gjithë pjesëtarët e këtyre bordeve me emra të rinj.

Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:

Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje: 1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor; 1.2 – Agim Miftari, Drejtor; 1.3 – Arlind Haziri, Drejtor; 1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.

Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje: 2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore; 2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore; 2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor; 2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.

Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje: 3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor; 3.2 – Egzon Berisha, Drejtor; 3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor; 3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje: 4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore; 4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor; 4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor; 4.4 – Agron Shala, Drejtor.

Qeveria e kaluar, e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti pati shkarkuar shumicën e bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë, me arsyetimin se në to ka indentifikuar një varg keqpërdorimesh përfshirë, humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim të pozitave, apo edhe emërime e gradime të parregullta.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile, dhe ambasadat e vendeve përendimore në Kosovë.

Tags: