Qeveria e Kosovës shpall person “Non Grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

Zyrtari rus, Mikhail Krasnoshchenkov, i cili punon në UNMIK, është shpallur person “Non Grata” nga Qeveria e Kosovës. Për këtë ka njoftuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, vendimi është marrë sot ndaj këtij personi dhe ai urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. “Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Gjithashtu, kryeministri i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë këtë vendim të institucioneve kosovare. Në këtë njoftim të Haradinajt thuhet se “vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit