“Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar. Sipas tij forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i Kosovës dhe rajonit.  

Postimi i kryeministrit Haradinaj në FB:

“Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër.

Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”.