Qeveria e Shqipërisë shembull për barazi gjinore

Qeveria e Shqipërisë është vlerësuar të jetë një nga shtetet më të avancuara sa i përket barazisë gjinore.

Përfaqësimi i grave në Kabinetin e Qeverisë së Shqipërisë është vlerësuar të jetë e 5’ta më e avancuara në mesin e shteteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një vlerësim të tillë e ka dhënë organizata UN Women e cila Shqipërinë e ka renditur si shtetin e 5’të në botë për nga përfaqësimi i grave në kabinetin qeveritar me 53.3%.

Listës së UN Women i prinë Spanja e përcjellur nga Finlanda, Nikaragua dhe Suedia.

Image
https://twitter.com/UN_Women/status/1180023510644772864