Qeveria Hoti merr masa të reja kundë përhapjes së COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, e ka shpallur të jashtëzakonshme gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se, gjendja po rëndohet.

Sipas tij, është marr vendim që të shtohen masat shtesë.

“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenario, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti. /Telegrafi/