Qeveria Kurti e shkarkon bordin e Postës

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e bordit aktual të Postës së Kosovës dhe  emërimin e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje publike.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar:

  1. Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor;
  2. Kujtim Shala, drejtor;
  3. Sajmie Thaci, drejtore; dhe
  4. Blerton Abazi, drejtor

Lajme365 ekskluzivisht ka raportuar se kryesuesi dhe drejtori i këtij bordi Mentor Arifaj është anëtar i Vetëvendosjes dhe ish kandidat për deputet i kësaj partie.

EKSKLUZIVE: Qeveria Kurti vazhdon ” ç ‘kapjen ” e shteti me emërime të anëtarëve nëpër borde

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se sipas Ligjit, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka ‘arsye për të besuar’ se kanë shkelur detyrat fiduciare.

Qeveria e Kosovës e ka cituar edhe raportin e Auditorit të vitit 2018.

“Në raportin për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinionin se pasqyrat vjetore financiare të Postës nuk paraqesin gjendjen e drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në këtë ndërmarrje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.