Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.
Me po të njëjtin vendim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri
Në përbërje të bordit të shkarkuar të cilët ishin emëruar në vitin 2017, ka qenë edhe Dr. Naser Ramadani si anëtarë i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Lajme365.
Naser Ramadani vazhdon të jetë pjesë e IKSHP-së (Insitutit kombëtar të Shëndetit Publik) dhe është njëri ndër figurat kryesore bashkë me ministrin e Shëndetësisë në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit.
Qeveria në detyrë ka shkarkuar nga dety edhe ish kandidatin e PDK-së për deputet.
Qeveria në detyrë shkarkon nga detyra ish kandidatin e PDK-së për deputet
Bordi i ri Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës do të jetë në përbërje si në vijim:
Dr. Agreta Gecaj- Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; (zëvendëson Naser Ramadanin)
Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.
Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.