Qeveria sot mban mbledhje, pritet të vendosen masat shtesë të propozuara nga Avdullah Hoti në konferencë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës pritet që sot të ndërmarra masa të reja në luftimin e pandemisë COVID-19 e të cilat do të jenë shumë rigoroze.

“Ka pajtueshmëri të shkojmë përpara me skenarin e parë me ndërmarrjen e masave shtesë dhe zbatim rigoroz të atyre masave të përcjellim situatën në ditët e javët e ardhshme duke mos përjashtu zhvillimin e procedurave të ardhshme për Gjendje të Jashtëzakonshme. Sonte do të votojmë në mbledhjen e Qeverisë një listë të gjatë të masave shtesë, propozuar nga IKSHPK dhe propozuar tek ne nga ministria e Shëndetësisë “ ka thënë ai.

Ndërsa sipas tij “ Policia është angazhuar që të përgatisë planin operativ në detaje për të bashkëpunuar me komunat dhe inspektoratin sanitar, FSK gjithashtu ka marr për obligim të vë në dispozicion shtretër shtesë sipas nevojës që mund të ketë Klinika Infektive. Jemi dakorduar që të kujdesemi nga afër për funksionimin e rregullt të ndërmarrjeve publike dhe jemi dakorduar që të aktivizojmë plotësisht Qendrën e Situatave në Kuadër të Këshillit të Sigurisë”, deklaroi Hoti, shkruan Indeksonline.Gjithashtu kryeministri Hoti theksoi se masat shtesë do të propozohen sot në mbledhje dhe do të jenë me shumë rigorozitet.

“Masat shtesë që propozohen sot në mbledhjen e qeverisë do të jenë më shumë rigorozitet në atë që kemi marrë më herët, sepse masat më efektive për parandalim mbesin të thjeshta, maska higjiena distanca. Këtu do të angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar për të shqiptuar gjoba për parandalimin e covid-19.S’do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt që s’i respekton vendimet e qeverisë”.

Ndërsa është e papranueshme që të organizohen dasma e ahengje nëpër qytete e fshatra anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë. Nënkuptohet që të gjitha institucionet e bizneset të kenë dezinfektues dhe detyrohemi të ndalojmë çdo aktivitet publik dhe rite fetare, për një kohë deri në një vendim tjetër. Në këtë drejtim kërkojmë mirëkuptimin e krerëve të institucioneve fetare. Jemi dakorduar në dy ditët e fundit edhe ne Komitetin COVID-19 edhe në MSH. Me masa rigoroze të mbikëqyrjes dhe shqiptimit të gjobave.”, shtoi ai./Indeksonline/