Qifti britanik që u bllokuan në Prizren gjatë pandemisë, janë nisur për rrugë

Një çift britanik ishte bllokuar në Prizren, në mes të pandemisë Covid-19.

Ndërsa ata tani kanë vazhduar rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike.

 

 

Lajmin e bëri të ditur kryetari Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.

“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit.

Tani kemi dy “prizrenas” të cilët do të lobojnë për qytetin tonë. Me shpresë që do të arijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre…”, u shpreh ai.