Qindra banorë e presin Haradinajn në Teqen e Lubizhdës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Lubizhdë të Hasit në Komunën e Prizrenit.

Atje Haradinaj ka vizituar teqen e Shejh Salih Shehut dhe është takuar me
Shejh Xhemajli Shehun në prezencë të qindra banorëve të zonës.

“Duke ruajtur traditën e miqësisë së ngushtë dhe respektin e madh për atdhetarin, Shejh Salih Shehu, ishte nder të qëndroj për vizitë në teqen e tij në Lubizhdë të Hasit. Mikpritje shqiptare dhe bisedë vëllazërore me mikun tim, Shejh Xhemajli Shehun, dhe bashkëbesimtarët e tij, të cilët i urova për këto ditë të sakrificës gjatë muajit Muharrem”, ka shrkuar Haradinaj, në profilin e tij në rrjete sociale.

Në këtë takim bashkë me Haradinajn ishin edhe Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren dhe kandidati për deputet, Lulzim Kabashi, si dhe kandidati për deputet nga zona e Hasit, Ilir Baldedaj.