QKUK-ja, ende pa barna nga lista e re esenciale

Më 20 shtator ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka nënshkruar listën esenciale të barnave, revidimi i së cilës kishte filluar nga gushti i vitit të kaluar. Ndonëse lista e re është gati institucionet e shëndetësisë në vend ende nuk janë furnizuar me barnat e reja, të cilat janë në listë, edhe pse për barna dhe për material shpenzues për këtë vit janë ndarë 34.9 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.

I pari i Ministrisë së Shëndetësisë Uran Ismaili më 20 shtator ka nënshkruar listën esenciale të barnave, e cila përmban rreth 100 barna të reja, duke përfshirë edhe ato që kanë çmime më të larta dhe përdoren nga pacientët të cilët janë të prekur me sëmundjen e kancerit dhe me sëmundje të tjera të rralla.

Edhe pse kjo listë e barnave është gati institucionet publike shëndetësore në vend ende nuk janë furnizuar me barnat e reja, që janë futur në listë. /Zëri/