Një person ka vendosur pengesa në dy rrugë të Pejës, duke konsideruar se ato janë pronë private me ç’rast ka penguar qytetarët e tjerë, për çka ka pasuar arrestimi i tij.
Nga:Valdrin Daci – Pejë
Policia e Pejës, me të konfirmuar ngjarjen për Peja në Fokus, rastin e ka cilësuar si:”VETËGJYQËSI“.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka vendosur disa pengesa në dy rrugë, me pretendimin se janë pronë private, ku ka penguar ankuesin mashkull kosovar”- thonë nga Zyra për Media e Policisë në Pejë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.