Qytetari e sulmon rojen në QKUK, dërgohet në spital

Roja e sigurimit në QKUK është lënduar rëndë pasi u sulmua nga një qytetar, shkruan Gazeta Express.

Roja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/