Qyteti me 4 miliardë euro borxhe

I sapozgjedhuri për Kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, do të trashëgojë një borxh prej mbi 4 miliardë eurosh.

Mediat turke bëjnë të ditur se Kryetari i ri i Stambollit, Imamoglu, do të ketë një sfidë jashtëzakonisht të vështirë me borxhin e jashtëzakonshëm të akumuluar nga qeverisja e AKP-së që nga viti 2004.

Buxheti i përgjithshëm i metropolit turk, Stambollit, për vitin 2019 është rreth 3.5 miliardë euro.