Qyteti me më së shumti raste të dhunës në familje në Kosovë

Izolimi në kohë të pandemisë ka ndikuar në shtimin e numrit të rasteve të dhunës në familje, njofton Insajderi.

Sipas organizatës SIT, komuna e Prishtinës prinë me numrin e raportimit të dhunës, ku vetëm gjatë pandemisë janë raportuar 239 raste.

Nga organizata SIT, Elza Islami, ka thënë për KosovaPress, se ndikimi i pandemisë vërehet më shumë te grupet e margjinalizuara, derisa ka theksuar se numri i rasteve të raportuara për dhunë, gjatë pandemisë ka qenë dukshëm më i lartë.

“Pandemia Covid-19, ka ndikuar te çdo lloj komuniteti, por që më shumë ka ndikuar te grupet e margjinalizuara ku e vërejmë një ngritje të diskriminimit dhe pabarazisë. Dhunë ka pasur edhe para pandemisë po kemi arrit ta shohim se gjatë pandemisë ka pasur raste të raportuara më shumë”, ka deklaruar ajo.

Sipas organizatës SIT, gjatë pandemisë janë raportuar 239 raste të dhunës në Prishtinë 80 në Prizren, 80 në Pejë, 48 në jug të Mitrovicës, 21 në veri të Mitrovicës, 65 në Gjilan, 58 në Ferizaj dhe 75 në Gjakovë./Insajderi/