Ra nga kati i katërt në borë, 6-vjeçarja ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Në qytetin siberian të Tomsk (Rusi), një vajzë 6-vjeçare ra nga dritarja e dhomës së saj, nga kati i katërt i shtëpisë.

Vogëlushja mbijetoi pasi ra në një grumbull bore, nga ku pas pak sekondash u ngrit vetë pa ndihmën e askujt.

Vajza u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe u kthye brenda shtëpisë së saj.

Prindërit, të merakosur, e dërguan vajzën në spital pas rrëzimit, ku pas kontrollës së mjekëve doli se ajo kishte pësuar një dëmtim të vogël në kokë dhe bark.