Raci:Të dorëhiqen humbësit politik të zgjedhjeve lokale

Analisti politik Gazmir Raci nga Peja, duke komentuar shpalljen e shumicës së rezultateve të zgjedhjeve lokale të së dielës, ka thënë se krerët politik të degëve përkatëse duhet të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi për ato rezultate.

Sipas Racit, drejtuesit dhe kryesitë e degëve që humbën zgjedhjet në komunat e tyre duhet të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi, ngase siç ka thënë ai, vetëm kështu do t’i hapin rrugë rezultatit më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Nuk mundet një udhëheqsi që deshton disa herë, të mburret me rezultatin që subjekti i tyre e shënon në një komunë tjetër. Kjo është hipokrizi!’- ka shtuar ai.

Ndryshe, emri i analistit Raci, pak kohë para zgjedhjeve lokale ishte lakuar si kandidat potencial për kryetar të Komunësë së Pejës, për subjektin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.