Rahovec / Gjendet një person i vdekur në shtepinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.

Sipas policisë rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec, 09.07.2020-NN. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/