Rama-Hajrizi: Kushtetuesja ka lënë shenjë në ndërtimin e sundimit të ligjit

Në dhjetëvjetorin e gjyqësorit të Republikës së Kosovës është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. Aty u theksua rëndësia e institucioneve të drejtësia dhe pavarësia e gjyqësorit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrisi duke folur për rolin e kësaj gjykate, tha se gjykatat kushtetuese intervenojnë në pushtet duke siguruar që autoritetet publike që janë ngarkuar me fuqitë e pushtetit të përdorin normat në pajtim me Kushtetutën.

E kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci tha se pavarësia e gjyqësorit dhe gjykatave nuk është privilegj por një nga parimet thelbësore të një shteti demokratik.

Ai tha se pavarësia e gjyqësorit duhet kuptuar si e drejtë thelbësore.

Ndërsa Jean Claude- Wiwinius, kryetar i Kushtetueses në Luksemburg ndau përvojat qe kanë, duke treguar rreth funksionimit të gjyqësorit atje, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë efekt relativ të zgjeruar midis palëve me gjykatën referuese dhe të gjitha gjykatat e tjera që janë të thirrura të gjykojnë lëndën. / KlanKosova