Rama: Opozita e vendosur për të bllokuar hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën shqiptare se po bën çmos për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Opozita është e vendosur për të bërë çmos për të bllokuar hapjen e negociatave”, tha Rama në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Më herët gjatë emisionit, Rama tha se për negociatat janë plotësuar kushtet teknike, por është Këshilli Evropian që duhet të marrë vendimin përfundimtar duke vlerësuar, siç u shpreh ai, mbi subjektivitetin politik legjitim. /Top Channel/