Rama paralajmëron ndërtimin e rrugës Velipojë-Shëngjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka paralajmëruar ndërtimin e aksit të ri rrugor Velipojë – Shëngjin.

Këtë njoftim Rama e ka dhënë përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale me ç’rast ka publikuar fotografi nga përurimi i aksit rrugor Shkodër – Velipojë, e cila pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin në këtë drejtim.

“Drejt përfundimit rruga Shkodër – Velipojë, një tjetër aks turistik i shumëpremtuar dhe i shumëpritur për 30 vjet, i cili do të pasohet nga aksi tjetër strategjik për zhvillimin e turizmit në bregun e Adriatikut, Velipojë – Shëngjin”, ka shkruar Kryeministri Rama.