Rama: Rekomandimi i KE-së, konfirmimi që Shqipëria i ka bërë detyrat

Pak minuta pasi Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave që tani mes Shqipërisë dhe BE, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.Me një status në faqen e tij në Twitter, Rama, shkruan se me këtë rekomandim, konfirmohet se “Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.Postimi i plotë i kryeministrit Rama  Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE-së., ka shkruar, Rama.